Ballina

Nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme për skandalet në KEK

By GAZETA SCANNER 1

October 23, 2024

Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Kjo seancë është ftuar nga LDK-ja, ka njoftuar shefi i deputetëve të kësaj partie, Arben Gashi.

“Të nderuar/a, në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, ka shkruar Gashi në Facebook.