Lajmest-slider

Nesër mbahet mbledhja e KP të LDK-së, kjo është arsyeja

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë me dije se nesër do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm (KP) të kësaj partie në të cilin do të diskutohet ecuria e bisedimeve me Vetëvendosjen për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Të nderuar, nesër (e mërkurë), më datë 18 dhjetor 2019, në orën 14:30, në selinë e LDK-së mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së me këtë rend dite: Ecuria e bisedimeve me subjektin Lëvizja Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm paszgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019”, ka njoftuar LDK nëpërmjet një komunikate për medie. /GazetaScanner/