Sport

Nesër hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

By GAZETA SCANNER 1

March 14, 2024

Janë zbuluar tetë ekipet që janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Manchester City, Real Madridi, Bayern Munichu, Paris Saint-Germaini, Arsenali, Barcelona, Atletico Madridi dhe Borussia Dortmundi janë skuadrat që e kanë siguruar fazën tjetër.

Ndërkohë shorti për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen do të hidhet nesër në Nyon të Zvicrës.

Përndryshe, finalja e Ligës së Kampionëve për këtë sezon do të mbahet në Londër në stadiumin “Wembley”, me datën 1 qershor.