Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e dy personave, të cilët dyshohen për vjedhje të identitetit dhe qasjes.
PK-ja, qendra në Prishtinë, thotë se dy të dyshuarit veprën penale e kryen më 8 gusht të këtij viti, shkruan Gazeta Insajderi.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në njoftim.
“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e identitetit dhe qasjes, që ka ndodhur me datën 08.08.2023, në Prishtinë”.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.