Kuriozitete

Nëse partneri juaj bën këto 8 veprime, thjesht braktiseni

By GAZETA SCANNER

December 19, 2024

Nëse dëshironi lidhje të barabartë dhe kuptimplotë, mos shikoni vetëm bukurinë mashkullore apo paratë, shikoni me kujdes se cilat janë ato sjellje që ju bëjnë ju të ndiheni e vlerësuar.

Nëse ai sillet drejt jush njësoj si në një prej rasteve të mëposhtme, atëherë është koha t’i thoni lamtumirë:

1. Më shumë shikon celularin e tij sesa kujdeset për ju.

2. Gjithmonë flet për kolegen e tij të punës, e cila, siç ju thotë vetë ai: Është jashtëzakonisht seksi.

3. I bën komplimente kamerieres ndërsa ju prisni t’ju sjellë pije.

4. Ju fton për të dalë vetëm kur është i dehur.

5. Kur është në krevat me ju, kujdeset vetëm për kënaqësinë e vet.

6. Vetëm ju përshëndet me dorë kur e ftoni të shoqërohet me miqtë tuaj, të cilët i vlerësoni.

7. Fare nuk i kujtohet se çka keni biseduar në takimin e fundit. Në të vërtetë, shpesh keni ndjenjën se, kur flisni me të, ju duket sikur i flisni murit.

8. Për shkak të sjelljeve të tilla të tij, ju ndiheni keq dhe kjo ju bën të humbni vetëbesimin.