Lajmest-slider

‘Nëse nuk konstituohet Kuvendi shkojmë në zgjedhje’

Njohësi i çështjeve kushtetuese dhe ish-deputeti Riza Smaka, ka thënë në “T7” se dështimi i mbledhjes së Kuvendit me datën 26 dhjetor do të dërgonte në zgjedhje të reja.

“Nëse dështon marrëveshja politike dhe nuk bëhet konstituimi i Kuvendit atëherë do të shkonim në zgjedhje të reja”

“Presidenti do të duhej të konstatonte se ka dështuar mbledhja e Kuvendit dhe do duhej të shpalle zgjedhje të reja”, ka thënë Smaka.

Smaka po ashtu ka thënë se marrëveshja për koalicion po prishet nga një pjesë e vogël brenda LDK-së që po kërkojnë poste që nuk u takojnë politikisht.

“Nuk po flas për LDK-në në përgjithësi, pasi që aty ka njerëz shumë të aftë. Por vetëm për këtë grupin e vogël Mustafa. Ata po kërkojnë diçka që nuk u takon”, është shprehur Smaka.