Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, ka treguar për formën sesi ishte çarmatosur Kosova.
Ai ka thënë se KFOR-i iu kishte thënë se nëse nuk i dorëzoni armët atëherë do të burgosen.
Në Pressing të T7, Limaj ka treguar se ka qenë dëshmitarë i krejt këtij procesi.
“Kam pasur fatin me presidentin kur është miratuar po-ja për TMK-në në takimin që kemi pasur me KFOR‘in, kanë thënë se i keni me afat me i dorëzu këto armë, nëse nuk i dorëzoni krejt keni me shku nëpër burgje”, ka treguar Limaj.
Limaj është pyetur nga Sadri Ramabaja që mos ka qenë çarmatim i shpejtë i UÇK-së.
Ai është përgjigjur se në vitin 1999 do ta kishte një përgjigje krejt tjetër, por shton se më pas rezultoi me TMK, e pastaj edhe me ushtri të Kosovës, referuar FSK-së.
Këtë Limaj e cilësoi si politike të mençur.