6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

nëpër komuna, Hamza, Muhaxheri e Totaj të pakënaqur

- Advertisement -
Kurti ka prezantuar buxhetin në disa komuna të Kosovës, ndërsa në të tjerat pritet ta prezantojë ditët në vijim. Ndonëse i dha jehonë të madhe këtij buxheti, kryetarët e disa komunave kanë thënë se janë të pakënaqur me buxhetin. Shaqir Totaj, Bedri Hamza, Gazmend Muhaxheri, Smajl Latifi e Ferit Idrizi kanë folur për Express për buxhetin për vitin 2023.

I pari i Mitrovicës, Bedri Hamza, në një bisedë me Gazetën Express tha se buxheti për këtë komunë është mbi 25 milionë euro, por sipas tij, të gjitha këto mjete Mitrovicës ia garanton formula për grante dhe të hyra vetanake.

Ai deklaroi se nuk është duke iu bërë ndonjë shërbim ose përkrahje komunës së Mitrovicës, derisa shtoi 3,7 milionë nga kjo shumë janë të hyra vetanake të komunës.

“Kjo nuk është në vullnetin e dikujt, është çështje e rregulluar me ligj, por përtej kësaj, nuk është se ka ndonjë përkrahje domethënëse përmes ministrive të linjës së nivelit qendror. Ky është buxhet të cilin komunës së Mitrovicës ia garanton formula e granteve dhe të hyrave vetanake. Këtë e ka definu ligji, nuk është se po i bëhet ndonjë shërbim ose përkrahje komunës së Mitrovicës. Kjo është përmes formulës së financimit të granteve dhe një pjesë është e të hyrave vetanake, rreth 3.7 milionë euro janë të hyra vetanake”, u shpreh Hamza.

Gjatë prezantimit të buxhetit në Pejë, Kurti tha se për këtë komunë janë ndarë mbi 33 milionë euro. Prezantimin e këtij buxheti, i pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri e ka quajtur “fushatë parazgjedhore”

Njëjtë si Hamza, edhe Muhaxheri tha se nuk është prezantuar asnjë projekt shtesë për pejanët.

“Është buxhet që i takon komunës së Pejës, nuk i ka jep asgjë ekstra asaj që i takon. Asnjë projekt të ri nuk e ka jep për komunën e Pejës. Nuk na kanë ftuar, kjo është një lloj fushate parazgjedhore. Ne ia kemi propozuar [buxhetin] qytetarëve, ndërsa ai si kryeministër është dasht me tregu se çka ka bë shtesë për komunën e Pejës, jo 33 milionë euro me i prezantu, por me thënë e kam këtë projekt të ri”, tha Muhaxheri për Express.

Kuleta e shtetit, Kurtin e çoi edhe në Prizren. Ai atje tha se buxheti për këtë komunë është 92.5 milionë euro, mirëpo kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj tha se buxheti nuk është “as afër asaj që e ka prezantuar Kurti”.

Totaj njoftoi se nga ky buxhet, 15 për qind janë të hyra vetanake.

“Buxheti i Prizrenit për vitin 2023 nuk është as afër asaj që e ka prezantuar kryeministri Kurti. Nga buxheti i komunës janë 15 për qind të hyra vetanake”, deklaroi ai.

Po ashtu Totaj tha se për takimin e Kurtit me qytetarët e Prizrenit, është informuar nga mediat.

“Unë dhe stafi im jemi njoftuar nga mediat, nuk kemi pasur as ftesë as informacion zyrtar”, tha ai për Express.

Kurtit ende radha nuk i ka ardhë që të shkojë në Rahovec e Vushtrri, por as kryetarët e këtyre komunave nuk janë të kënaqur me buxhetin që i është ndarë atyre.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, tha për Express se janë “totalisht” të pakënaqur me këtë buxhet.

“Ne jemi totalisht të pakënaqur me projektbuxhetin për vitin 2023. Përveç që nuk kemi projekte të reja, janë hequr disa projekte që kanë qenë duke vazhduar”, tha Latifi.

Ndërsa, Ferit Idrizi tha se nuk ka asnjë projekt të ri për komunën e Vushtrrisë.

“Këtu janë dy çështje që duhet ndarë: buxheti që na takon për kokë banori është nga formula, ndërsa për investime kapitale. Ajo që na nuk kemi përfituar është draftbuxheti i Qeverisë që e ka bërë për vitin 2023, që ndan investimet për komuna, për rrugë, kanalizime, shkolla. Pra në komunën e Vushtrrisë nuk kemi parë asnjë projekt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit