Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në emisionin “Click” të RTV21 duke folur për presidenten Vjosa Osmani tha se nuk beson në rikthimin e saj në LDK, megjithatë sipas tij nëse do të ndodhte një konfrontim parimor nuk përjashtohet si rast.
“Kurr s’është vonë thotë populli me u kthy kah kibla…është koha që edhe presidentja me reflektu edhe me pa që kjo lloj qeverisje është duke e dëmtu vendin, besoj që e ka pa por duhet të reflektojë karshi tagrit që e ka si presidente”, tha Muhaxhiri.
Madje ai pati një këshillë për Osmanin duke thënë se kur je i ri “nuk duhet me i synu pozicionet e larta se pensionohesh herët”.