Lajme

Nënkryetari i LDK-së: Kurti duhet të dorëhiqet, s’po din me e udhëheq vendin

By GAZETA SCANNER 1

August 05, 2024

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se partia ku bënë ai pjesë janë çdo herë të gatshëm për zgjedhje.

Ai thotë se Kurti duhet të dal të jap dorëheqje pasi nuk ka dijeni për udhëheqjen e Kosovës.

Muhaxheri theksoi se presidentja Osmani do ta caktojë datën e zgjedhjeve me afat ligjor.

“Osmani i ka filluar bisedimet me afate ligjore dhe besoj që me afat do ta caktojë edhe datën e zgjedhjeve. Ne Kurtit jemi duke ia kërkuar që sa kohë të jap dorëheqje e të tregojë që s’po din me udhëheq vendin, jemi sa më parë të shkojmë në zgjedhje”, u shpreh Muhaxheri.