Lajme

Nëna raporton djalin dhe vajzën të zhdukur në Prizren

By GAZETA SCANNER 1

July 13, 2024

Një grua ka njoftuar policinë, se vajza dhe djali i saj kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Rasti ka ndodhur të premten në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Nashec, Prizren 12.07.2024-04:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza dhe djali i saj janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.