Sport

Nëna e Cristiano Ronaldos: Do ta bind djalin tim që vitin tjetër të luajë tek Sportingu i Lisbonës

Nëna e Cristiano Ronaldos, Maria Dolores, ka befasuar të gjithë tifozët duke komentuar të ardhmen e djalit të tij.

Askush nuk është i sigurt për të ardhmen e yllit portugez.

Cr7 mund të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’ gjatë afatit veror të transferimeve – nëse Juventus dështon ta siguroj një vend për në Champions.

Gjatë një interviste, Dolores ka thënë se djali i tij mund të rikthehet në Sporting Lisbonë.

“Do të flas me të, do ta bindë që ai të rikthehet në Sporting. Vitin tjetër, ai do të luaj në Alvalade [stadiumi i Sportingut]”, raporton ESPN.

Cristiano Ronaldo, ka luajtur më parë për Sportingun e Lisbonës, para se të transferohej tek Manchester United në vitin 2003.