Botë

Negociatat për armëpushim me Hamasin, Turqia bën thirrje për më shumë presion ndaj Izraelit

By GAZETA SCANNER 1

July 15, 2024

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan kërkon më shumë presion ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Këtë deklaratë ai e bëri në një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princin Faisal bin Farhan Al Saud.

Ai shtoi se sulmet e Izraelit ndaj zyrtarëve të lartë të Hamasit në Gaza dje tregojnë se nuk ka ndërmend t’i japë fund konfliktit.

“Pranimi i kushteve të armëpushimit nga Hamasi shihet nga Izraeli si dobësi dhe dorëzim, gjë që është shumë e rrezikshme”, tha Fidan.