Sport

Në Turqi vazhdon skandali me Rey Manajn – babai i Yilmaz i dërgon “sms” të koduar sulmuesit shqiptar

By GAZETA SCANNER 1

December 10, 2024

Rey Manaj nga dje është kthyer në kryefjalë për futbollin turk, pasi sulmuesi shqiptar shkaktoi dëmtimin e Baris Alper Yilmaz, ndërsa Sivaspor përballej me Galatasarayn.

Një pjesë e madhe e komunitetit të futbollit në Turqi e konsideroi faullin e Manajt me dashje, për të dëmtuar lojtarin e kampionit turk dhe përfaqësueses të këtij vendi.

Mediat në Turqi e kanë pasqyruar të gjithë ngjarjen, që ka bërë bujë, por ajo që ra në sy është një mesazh i koduar nga babi i Baris Alper Yilmaz.

“Dua të takoj dhe padyshim që do takohemi. Dua shumë që të takoj. Të dua”, ka shkruar i ati i futbollistit të Galatasarayt në llogarinë e Manajt.

Ai pas një kohë e ka fshirë mesazhin, ndërsa federata turke ka hapur një hetim për mungesën e kartonit të kuq ndaj Manaj.

Sulmuesi shqiptar dhe pse ka deklaruar se asgjë nuk ka qenë me dashje, sërish ka mbetur në qendër të kritikave.