Bardhi dhe Sara kanë krijuar një romancë me njëri-tjetrin brenda “Big Brother VIP”, të cilën çifti dëshirojnë që ta vazhdojnë edhe pas daljes nga kjo shtëpi.
Së fundmi teksa po bisedonin me Rike Roçin, kjo i ka pyetur dyshen se kur do të jetojnë pas daljes nga spektakli, në Prishtinë apo Tiranë.
“E kam vendosur unë, do rrimë në Prishtinë”– u përgjigj Bardhi, ndërsa Sara tha që është akoma herët për të bërë plane kaq të gjata.
Pjesë nga biseda:
Rikja: Ku do të rrini në Tiranë apo…?
Sara: U sa pyetje e bukur
Bardhi: E kam vendosur unë, do rrimë në Prishtinë
Sara: Sa qef. Jemi një çikë herët që ta vendosim
Rikja: Ku jeton në Prishtinë ti a? Po çfarë do të bëni? Në Tiranë apo Prishtinë, mendoj se e keni folur ju
Sara: Po por nuk kemi hyrë kaq fell
Bardhi: S’mundemi që të japim vendime absolute se nuk e dimë çfarë po ndodh jashtë
Kujtojmë që një javë më parë çifti shkëmbyen puthjen e parë në buzë, duke u konfirmuar kështu zyrtarisht lidhjen me njëri-tjetrin.