Botë

Në Stamboll mbahet “Tubimi i Madh për Palestinën”

By GAZETA SCANNER 1

October 28, 2023

Qytetarë të shumtë nga i gjithë qyteti kanë mbërritur në aeroportin Atatürk për të marrë pjesë në tubim.

Mijëra persona, të rinj dhe të moshuar janë mbledhur para skenës që është ngritur në zonën e tubimit.

Disa nga pjesëmarrësit kanë vendosur në kokë shiritat me mbishkrimin “Jemi të gjithë palestinezë”, ndërsa të tjerë mbajnë në duar tabela me mbishkrimet “Të përfundojë masakra, të mos vdesin fëmijët” dhe “Bëhu zëri i fëmijëve palestinezë”.