Koronavirusi

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 56 pacientë me Covid-19

56 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Spitali njofton se bazuar në gjendjen e pacientëve, 6 janë në respirator, 43 në oksigjenoterapi dhe 14 në gjendje të rëndë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të hënën se në Pejë janë regjistruar 27 raste të reja pozitive.