Është arrestuar një burrë në Prizren, pasi që në shtëpinë e tij është gjetur një e mitur e cila ishte raportuar e zhdukur më 5 dhjetor.
Policia ka njoftuar se viktima pas intervistimit me dëshirën e saj është kthyer tek prindërit e saj.
derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh të policisë.