Ditën e sotme u raportua lajmi se Kiara Tito (e shoqëruar nga Luizi) dhe ekipi i saj i produksionit të “Kepit të Tundimeve” ishin nisur drejt Turqisë, destinacion ku besohet se do të zhvillohen xhirimet e programit të ri.
Ndërkohë lajmin e ka konfirmur vetë moderatorja dhe “Top Channel”, televizioni ku emisioni do të nisi së shpejti, teksa në një video të shkurtër moderatorja zbulon edhe disa detaje të reja nga Kepi. Në fakt një detaj kryesor, që xhirimet do të zhvillohen në Bodrum, ndërsa Kiara shprehet se ajo edhe stafi po pregatisin dicka shumë të bukur, nga e cila nuk mund të zbulojë shumë, por na pregatiti që “një gjë shumë e madhe do të vijë”.
Dicka tjetër që zbuloi moderatorja, ose më saktë klipi i shkurtër informues, është ambienti ku do të zhvillohen xhirimet, një copëz nga vila e “Kepit të VIP-ave”, me emrin e programit që e ka konfirmuar vetë Top Channel, ndërsa më parë u mendua se do të quhej “Kepi i Yjeve”