Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nē prag tē festave të 28 Nëntorit ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë, shkruan Scanner.
I shoqëruar nga Bekim Çollaku dhe Bernard Nikaj, Krasniqi ka shkruar se krerët e UÇK-së i uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot.
Postimi i plotë:
Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen.
I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot.
#LiriaKaEmër