Lajme

Në pikë të nxehtit një metër dru shkon në 65 euro

By GAZETA SCANNER 1

August 11, 2023

Këtë verë, çmimet e metrit të drurit nuk janë të njëjta si në vitin e kaluar.

Një metër dru në mes të verës ka arritur vlerën në 65 euro në njërën nga pikat ku shitën në Prishtinë.

“Unë kam marrë edhe vjet këtu dru si vjet është një 15%-20% me shtrenjtë. Vitin e kaluar e kam marrë 50 si vjet 65 euro, pra po bien 30%”, thotë qytetari, Suzaj Sylejmani.

Madje, Sylejmani shprehet i shqetësuar më këto çmime pasi që të ardhurat e tij nuk kanë ndryshuar.

Këta po thonë që edhe nga vendi ku e marrin po e blejn shtrenjtë se këta janë tregtar, se vlera e parasë edhe ka ra, për konsumatorin është gjithnjë vështirë, se të ardhura janë të njëjta e çmimet janë ngritur”, tha ai.

Kurse, tregtarët nuk kanë dashur të flasin para kamerave rreth kësaj rritje.

Që rritja e çmimeve po e dëmton buxhetin e qytetarëve e thotë edhe ekonomisti, Mustafë Kadrijaj, ndërsa të paarsyeshme këtë shtrenjtim po e shohin nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Në bazë të statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vlera e inflacioni në muajin qershor të këtij viti krahasuar me muajin qershor 2022 mbetet i njëjtë. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2023 me muajin qershor 2022 ishte 2.8%.