Kulturë

Në Nju Jork mbahet koncerti vjetor “Vendi im”

By GAZETA SCANNER 1

February 18, 2023

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka bërë me dije se në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, mbrëmë u mbajt në Nju Jork, koncerti vjetor, “Vendi im”.

Ky koncert është i pesti me radhë me artistë shqiptarë e amerikan dhe me këngëtarët e njohur si Merita Halili, Ergin Oda, Flaka Krelani, etj.

“Në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, mbrëmë, u mbajt koncerti vjetor, “Vendi Im”- i pesti me radhë – me artistë shqiptarë e amerikan dhe me këngëtarët e njohur si Merita Halili, Ergin Oda, Flaka Krelani, etj”, ka shkruajtur ai.