BotëKoronavirusi

Në luftë me virusin! Koreja e Jugut po mendon rikthimin e masave kufizuese

Gjatë 24 orëve të fundit, Koreja e Jugut ka regjistruar 42 raste të reja me Covid-19.

Teksa infeksionet po rriten në mënyrë sistematike në kryeqytet, autoritetet janë detyruar të marrin në konsideratë rivendosjen e  kufizimeve më të forta.

Njëzet e katër, nga rastet e reja janë raportuar në Seul.

Rastet fillestare të epidemisë rrodhën nga kisha e një qyteti  juglindor dhe u kontrolluan me sukses përmes testimit dhe gjurmueshmërisë, por ndjekja e transmetimeve të fundit ka qenë më e vështirë.

Në të gjithë vendin, që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 12 757 raste infeksioni dhe 282 vdekje.