Lajme

Në Lipjan e Vushtrri të infektuarit me COVID-19 dalin në qytet

Kosovarët nuk po u binden masave të vetizolimit, ani pse ata po rezultojnë pozitiv me COVID-19.

Policia ka raportuar për dy raste ku personat e infektuar kanë shkelur rregullat, përcjell Scanner.

Sipas raportit policor, njëri rast ka ndodhur në Lipjan ndërsa tjetri në Vushtrri.

Që të dy, nga shtëpia janë shfaqur në vende publike.

Njoftimi:

Rr. Tahir Sinani, Lipjan 11.08.2020-11:00. I dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19 nuk kishte respektuar vendimin për vetë izolim dhe kishte dalë në qytet. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt”.

Sheshi Hasan Prishtina, Vushtrri, 11.08-2020-19:10. I dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19 nuk kishte respektuar vendimin për vet-izolim dhe kishte dalë. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt”.