Lajme

“Në kuptimin e protokollit, presidenti është vra”: Burim Ramadani flet për atentatin ndaj Donald Trump

By GAZETA SCANNER 1

July 15, 2024

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, duke folur për atentatin ndaj Donald Trump, tha se në kuptimin e protokollit të sigurisë “presidenti është vra”.

“Kjo në kuptimin e protokollit të sigurisë llogaritet që presidenti është vra. Pra nuk llogaritet që vetëm është lëndu, sepse fiziku i tij është prekë pavarësisht a është veshi a këmba a dora. Edhe është e vërtetë që Zoti e ka shpëtu, për shkak se fiziku i tij është prekë”, tha Ramadani në T7.

“Hetimet kanë me gjetë nëse bëhet fjalë për një person të vetëm, apo për ndonjë ndërhyrje nga jashtë, qoftë nga shtetet armiqësore që kanë dashtë më ndërtu krizë brenda SHBA-së”, shtoi ai sa i përket atentatorit.