U bë bujë e madhe në ditën kur do të shpallej fituesi i Topit të Artë.
Muajve të fundit ishin shpeshtuar zërat se do të fitonte Vinicius Junori, por trofeu i shkoi Rodrit.
Atë ditë Real Madridi e kishte marrë vesh që Viniciusi nuk kishte ngadhënjyer, dhe i gjithë klubi e kishte bojkotuar ceremoninë.
Tani, Relevo ka raportuar se si ka rrjedhur ngjarja:
Një zyrtar i mediumit France Football – të cilët e japin këtë çmim – e ka njoftuar një lojtar të Realit se braziliani nuk ka fituar.
Ai lojtar më pas e ka njoftuar klubin, dhe këta të fundit pastaj kishin ardhur me vendimin për të mos udhëtuar në Paris ku u mbajt ceremonia.