Botë

“Ne e shpëtuam Republikën”: Lideri i partisë së Frontit Popullor thotë se janë gati të qeverisin

By GAZETA SCANNER 1

July 07, 2024

Udhëheqësi i Frontit të Ri Popullor (NFP) Jean-Luc Melenchon thotë se partia e tij është “gati për të qeverisur” pasi sondazhet tregojnë se koalicioni i tij i majtë përfundoi me shumicën e vendeve në zgjedhjet e parakohshme të Francës.

NFP pritet të marrë nga 172-205 vende dhe do të duhet të formojë një qeveri të pakicës në Asamblenë Kombëtare, me 289 vende të nevojshme për një shumicë absolute.

“Fronti i Ri Popullor është gati të qeverisë”, tha Melenchon, raporton skynews.

“Dhe në fund të fundit, është alternativa e vetme që ka një program shumë të organizuar dhe një program shumë të detajuar,” shtoi ai.

Teksa thotë se “Elementët e majtë janë të bashkuar dhe kanë treguar se kanë mundur ta përballojnë këtë situatë të jashtëzakonshme historike.