Lojtarët dhe tifozët e Bayer Leverkusenit tani po mendojnë te fundjava që mund të jetë historike për klubin, pasi mund të shpallen kampionët e rinj të Gjermanisë.
Në ndeshjen e së dielës ndaj Werder Bremenit (17:30), Bayer Leverkuseni mund ta sigurojë titullin e kampionit të Gjermanisë, shumë javë para fundit të edicionit dhe do të ishte titulli i parë në histori të klubit.
Granit Xhaka ka lavdëruar bashkëlojtarët për fitoren me West Ham, ndërsa ka kthyer vëmendjen nga ndeshja e së dielës.
“Edhe një herë lojtarët erdhën nga stoli dhe vendosën ndeshjen. Kemi skuadër ku të gjithë meritojnë vendin në 11-shen e parë. Ndeshjet fitohen me pak lojtarë, por si skuadër fitohen titujt”.
“Ne e dimë që mund të bëjmë histori. Për klubin, për tifozët, për veten. Do të bëjmë çdo gjë për ta përfunduar garën për titull”, ka thënë Xhaka.
Granit Xhaka vlerësohet “motor” i skuadrës dhe njëri prej lojtarëve kryesorë të Bayer Leverkusen që po lufton për tre trofe këtë sezon.