Turneu i futbollit “UEFA Euro 2024” do të fillojë më 14 qershor me ndeshjen që zhvillohet ndërmjet Gjermanisë dhe Skocisë në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut.
Ky turne do të nis në “Allianz Arena” të Mynihut për të pritur finalen e madhe në Olympiastadion të Berlinit.
Olympiastadion “mirëpret” finalen më 14 korrik dhe është gjithashtu një nga 10 stadiumet ku do të zhvillohen 16 ndeshjet e fazës së grupeve.
Stadiumi u ndërtua për Lojërat Olimpike të vitit 1936, derisa në kohët më moderne, Olympiastadion mirëpriti ndeshjet e Kupës së Botës FIFA 2006 dhe është stadiumi i skuadrës së Bundesligës, Hertha Berlin.