Rozë

Në 3 vite fitoi 67 milionë dollarë, ylli i faqes për të rritur merr vendimin e papritur

By GAZETA SCANNER 1

October 25, 2024

Ajo njihet si modelja më e famshme e cila bën pjesë në faqen për të rritur, “OnlyFans”, aty ku shet foto dhe video intime për ndjekësit e saj.

Është fjala për Corinna Kopf, e cila duket se i ka dhënë fund kësaj aventure në këtë platformë. Këtë e ka zbuluar vetë 28-vjeçarja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Modelja ka konfirmuar se ka fshirë llogarinë e saj në “OnlyFans”. Ajo fitoi 67 milionë dollarë në gjatë 3 viteve, teksa kishte 506 foto dhe 33 video të postuara, me fansat që e kanë konsideruar si modelen më të mirë të të gjitha kohërave në këtë industri.

28-vjeçarja nuk ka bërë një njoftim për lëvizjen e saj të radhës. Kopf është ende shumë e spikatur në botën e transmetimit dhe krijimit të përmbajtjes. Ajo me shumë gjasa do të vazhdojë të transmetojë dhe të bëjë përmbajtje në YouTube.