Një mbrëmje që duhej të ishte historike për Milanin, u kthye në një zhgënjim për tifozët e Rossonerëve.
Milani në 125-vjetorin e formimit të klubit, nuk arriti të sigurojë një fitore, duke barazuar 0-0 ndaj Genoas në një ndeshje të zbehtë të zhvilluar sonte.
Rastet ishin të pakta dhe portieri i Genoas, me ndërhyrje të sigurta, ruajti portën e tij të paprekur.
Atmosfera festive në tribuna nuk u përputh me performancën në fushë, duke lënë një shije të hidhur për tifozët që prisnin një spektakël të denjë për këtë përvjetor madhështor të tyre.