Një foto e logos së re të rrjetit social Twitter është publikuar nga shefja ekzekutive e kësaj platforme sociale, pasi pronari i saj Elon Musk tha se donte të hiqte qafe logon e zogut.
Në një postim në Twitter të hënën në mëngjes, Linda Yaccarino tha: X është këtu! Le ta bëjmë këtë.
Musk gjithashtu ndryshoi foton e tij të profilit me logon e re dhe shtoi “X.com” në biografinë e tij në Twitter.
Sipas raportimeve, ai dëshiron të krijojë një “super aplikacion” të quajtur “X”.
Të dielën, miliarderi kishte thënë se do të ndryshonte logon e Twitter-it.
Musk, i cili ka ndryshuar emrin e biznesit në X Corp, tha se zëvendësimi “duhej të ishte bërë shumë kohë më parë”