Sport

Ndryshim te Gjermania, në Kombëtare rikthehet Emre Can, turko-gjermani zëvendëson talentin e mesfushës

By GAZETA SCANNER 1

June 12, 2024

Ishte bukur, për aq sa zgjati. Pas debutimit të madhe, me fanellën e “Bavarezëve” të Bayern Munich, 20-vjeçari gjerman i mesfushës, Aleksandar Pavlovic ishte gati për të përjetuar emoricione të reja, teksa ishte ftuar nga tekniku, Julian Nagelsmann, për të qenë pjesë e “Pancerave”, në Kampionatin Evropian të futbollit, mirëpo gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Shkak është bërë një infeksion në bajame, që i ka shkaktuar Pavlovic, të qëndrojë larg stërvitjes ditët e fundit dhe tashmë është zyratrizuar fakti se do të mungojë në sfidën ndaj Skocisë, mirëpo te Gjermania nuk marrin rreziqe të tilla dhe kanë vendosur të mos presin rikuperimin e “yllit” të Bayern, por të thërrasin dikë tjetër në vendin e tij.

Bëhet fjalë për kapitenin e Borussia Dortmund, Emre Can, me turko-gjermanin, i cili më herët ka veshur plot 43 herë fanellën e “Die Manschaft”. Në të tilla rrethena “shtatlarit” i mesfushës ka ndërprerë menjëherë pushimet, që po zhvillontë në Shqipëri, me shokun e tij të skuadrës, Karim Adeyemi dhe është nisur menjëherë drejt Gjermanisë.