Rozë

Ndodh propozimi i parë për martesë në Për’Puthen, kjo është përgjigjja e konkurrentes

By GAZETA SCANNER 1

February 14, 2024

Konkurrenti i Për’puthen, Gerti propozoi Saiden në ditën e të dashuruarvenë praninë e nënave të tyre.

Çifti kanë pasur një rrugëtim të gjatë dhe të bukur në këtë program.

“Je i adhurueshëm”, i shprehu Saide Gertit, pasi pranoi propozimin për martesë. Ata u fejuan zyrtarisht, ndërsa konkurrentët e tjerë iu bashkuan ahengut, duke kërcyer me këngë popullore shqiptare.

Në fund, të fejuarit kërcyen një vals dashurie, të shoqëruar me puthje pasionante.