Euro 2024 po shkon drejt fundit, pasi finalja e madhe do të zhvillohet këtë të diel (14 korrik).
Kampionati Evropian solli shumë befasi, derisa kanë mbetur vetëm edhe katër kombëtare që luftojnë për epitetin e më të mirës.
Spanja, Franca, Anglia dhe Holanda janë në luftë për të fituar trofeun më të madh në Kontinentin e Vjetër për kombëtare.
Spanja dhe Franca përballen sot (9 korrik) për të përcaktuar finalistin e parë.
Më 10 korrik, Anglia do të shpresojë të kalojë pa shumë probleme Holandën, por që deri më tani nuk ka bindur askënd me lojën e tyre.
Bazuar në analizat e Opta-s, Spanja është favorite për të fituar Kampionatin Evropian me 31.1 për qind.
Më pas vjen Franca që renditet si e dyta me 27.3 për qind e ndjekur më pas nga Anglia me 26.5 për qind dhe Holanda me 13.9 për qind.