Botë

Ndihmësja e Keir Starmer-it paguhet më shumë se kryeministri britanik

By GAZETA SCANNER

September 19, 2024

Shefja e stafit të kryeministrit britanik Keir Starmer mori një rritje page pas zgjedhjeve, duke bërë që ajo të paguhet më shumë se kryeqeveritari.

Kështu bëri të ditur multimediali “BBC”, duke shtuar se Sue Grey do të paguhet 170 mijë paundë (3 mijë paundë më shumë se kryeministri).

Kryeministri britanik Keir Starmer fiton 166 mijë e 786 paundë.

Një burim i tha BBC-së se Grey-it iu sugjerua që mund të merrte disa mijëra paund më pak se kryeministri “për të shmangur pikërisht këtë histori, por ajo refuzoi”.

Vendimi ka ndezur një mosmarrëveshje brenda qeverisë për Sue Grey-in.

Paraardhësi i saj konservator Liam Booth-Smith, i cili u punësua nën drejtimin e Rishi Sunak, paguhej si këshilltar special, me një pagë midis 140 mijë dhe 145 mijë paundë në vit.

Rritja e pagës së Sue Grey vjen pasi kryeministri nënshkroi një rishkëmbim të pagave për këshilltarët specialë menjëherë pas marrjes së detyrës.

Lajmi për rritjen e pagës së saj, i informuar për BBC-në nga një numër burimesh të Whitehall-it, është i fundit në një linjë rrjedhjesh informacioni rreth saj, të cilat përshkruajnë një pamje të marrëdhënieve të çrregullta në krye të qeverisë, vetëm disa muaj pas mandatit të Laburistëve.