4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ndihmës Sekretarja e Shtetit viziton nesër Kosovën

- Advertisement -

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried do të vizitojë nesër Prishtinën.

Donfried do të nis vizitën e saj në Prishtinë, e më pas të vazhdojë edhe në disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sekretarja e Shtetit po ashtu do të udhëtojë edhe drejt Serbisë, saktësisht më 26 prill, transmeton lajmi.net.

E njëjta më 29 prill do të takojë drejtuesit e Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, zyrtarja amerikanë përgjatë vizitës së saj në Kosovës do të diskutojë për konsolidimin demokratik të Kosovës, integrimin në institucione evropiane dhe euroatlatnike si dhe marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Duhet përkujtuar që javën që lamë pas, Kosovën e vizituan dhe tre senatorë amerikanë, Chris Murphy, Jeane Shaheen dhe Tom Thillis.

Përgjatë kësaj vizite u përcollën mesazhe të ndryshme, në mesin e tyre edhe miqësia e mirë në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu pas takimit me krerët e shtetit të Kosovës, senatorët u deklaruan edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit