Sport

Ndeshja ndaj Shqipërisë, UEFA dënon Kroacinë me 28 mijë euro

By GAZETA SCANNER 1

June 22, 2024

Kroacia luajti ndaj Shqipërisë të mërkurën e kësaj jave, ndeshje kjo që u mbyll me rezultatin 2:2.

Në tribuna, tifozët kroat ndezën mjete piroteknike dhe hodhën gjësende në fushë. Kjo ka bërë që UEFA t’i dënojë ata me 28 mijë euro.

Kujtojmë që një dënim i tillë pritet t’i shkojë edhe Federatës Shqiptare të Futbollit dhe futbollistit Mirlind Daku, i cili bëri fyrje për serbët dhe maqedonët