Sport

Ndeshja Fushë Kosova- Dukagjini do të zhvillohet të martën

By GAZETA SCANNER 1

November 25, 2023

Komisioni i Garave njofton klubet dhe opinionin se ndeshja e javës së 15-të e Albi Mall Superligës ndërmjet Fushë Kosovës dhe Dukagjinit do të zhvillohet ditën e martë në orën 13:00. Ky vendim është marrë duke pasur parasysh kushtet e rënda atmosferike dhe faktin që Fushë Kosova e shfrytëzon stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Në këtë stadium për nesër është paraparë të zhvillohet ndeshja e javës së 13-të në Viva Fresh Ligën e Parë, Ulpiana – 2 Korriku, por meqenëse ende ka reshje bore, edhe kjo ndeshje është në pikëpyetje të zhvillohet në orarin e paraparë. Ndërkohë, ndeshja Rahoveci – Drenica, do të zhvillohet të dielën në Suharekë, në orën 13:30, kurse ndeshja Trepça – Dinamo do të luhet të hënën në Mitrovicë, në stadiumin me bari sintetik “Xhevat Isufi Xheki”, në orën 13:00.

Komisioni i Garave fton klubet që të jenë më të organizuara dhe më të përkushtuara në mirëmbajtjen dhe pastrimin e fushave nga bora, në mënyrë që ndeshjet të zhvillohen në oraret e parapara.