Lajme

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet në të kuqe

By GAZETA SCANNER 1

November 28, 2023

Me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me ngjyrë të kuqe.

“Për 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, 580 vjet pas ngritjes së flamurit në Krujë, në ditëlindjen e 68-të të Kryekomandantit Adem Jashari, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sonte ndriçohet me ngjyrat kuq e zi. Urime 28 Nëntori!”, thuhet në faqen zyrtare të Qeverisë.

Ndërkaq, sonte Filarmonia e Kosovës mban “Koncertin me klasikët shqiptar”, nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00.