Lajme

Ndërron jetë veterani i UÇK-së nga Prizreni

By GAZETA SCANNER 1

June 19, 2024

Ka ndërruar jetë sot veterani i UÇK-së, Naim Krasniqi nga Prizreni.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur, djali i të ndjerit në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Njoftim

Sot me datë 19.06.2024 ndërroi jetë veterani i UÇK- së Naim Abdyl Krasniqi. Homazhet dhe mbledhja komemorative do të mbahen tek Varrezat e Martirëve në lagjen Tusuz në Prizren, duke filluar nga ora 16:30 me datë 20.06.2024.