Lajmest-slider

Ndërron jetë specialisti i oftalmologjisë, Iskender Çitaku

Ka vdekur specialisti i oftalmologjisë, Iskender Çitaku.

Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur specialisti i oftalmologjisë, Iskender Çitaku.

Dr.Çitaku ka qenë specialist i oftalmologjisë. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1968.

Pas diplomimit punësohet si mjek i përgjithshëm në spitalin dhe shtëpinë e shëndetit në Prishtinë. Pastaj vazhdoi specializimin në Shkup, në vitin 1975 mori titullin specialist i oftalmologisë.

Pasi kreu specializimin është kthyer në shtëpi të shëndetit ku ka punuar deri në vitin 2006 kur dhe është pensionuar.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.