Nëna e dëshmorit të kombit Ismet Rrahmani ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushataku.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se nëna Cymë ishte një grua heroinë e burrërore.
“Qenka ndarë nga jeta nana Cymë Rrahmani, nana e heroit të kombit Ismet Rrahmani nga Aqareva. Nana Cymë ishte një grua heroinë e burrërore, që dha bukë në kohën më të vështirë për luftëtarët e lirisë ndërsa Kosovës i fali dëshmor mësuesin shëmbullor e luftëtarin sypatrembur të Kosovës, heroin Ismet Rrahmani. Ngushëllimet më të thella familjes Rrahmani e Deskaj, gjithë miqve e dashamirëve! Pusho në paqe Nana Cymë!”, ka shkruar Lushtaku.