Rozë

Ndërron jetë nëna e këngëtares Mihrije Braha

By GAZETA SCANNER

September 15, 2024

Ka ndërruar jetë nëna e këngëtares së njohur, Mihrije Braha.

Lajmi është konfirmuar nga vetë artistja, e cila ka ndarë dhimbjen e saj të thellë me ndjekësit nëpërmjet një njoftimi prekës në rrjetet sociale.

Në postimin e saj, Mihrije Braha ka shprehur ndjenjat e saj të hidhura dhe humbjen e madhe që po përjeton pas ndarjes nga jeta e nënës së saj.

Ajo ka shkruar: “Nanë, ti që më dhe jetë, sot më le. Lotët nuk po më lënë të shoh e të shkruaj për ty, nanë.”

Ky postim reflekton dhimbjen e thellë dhe dashurinë e pakufishme që ajo ndien për nënën e saj.

Në foto: Vajzat Mihrija e Lori me nënën