Kult

Ndërron jetë muzikanti Johnny Pacheco

Johnny Pacheco ka ndërruar jetë.

Ai ka  ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare.

Bashkëshortja e tij ka njoftuar se ai nuk ndihej mirë dhe disa ditë është shtruar në spital për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

Me një postim në rrjetet sociale ajo tregoi se bashkëshorti i saj tashmë ka ndërruar jetë.

“Me dhimbje në shpirt dhe një boshllëk në zemrën time, ju informoj se Johnny Pacheco ndërroi jetë këtë pasdite”, ka shkruar gruaja e të ndjerit.

Ndryshe, Johnny Pacheco ka qenë një artist i njohur dhe ka një karrierë të gjatë.