Lajme

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Rexhep Ahmeti

Pas një sëmundje të rëndë, të dielën në spitalin e Mitrovicës ka ndërruar jetë aktivisti dhe profesori i Sociologjisë, Rexhep Ahmeti.

Profesor Ahmeti ka qenë ushtar i UÇK-së, drejtor shkolle, profesor në shkollë të mesme si dhe ka qenë i angazhuar si profesor për një kohë në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 9 dhjetor, me kohën e ikindisë në varrezat e dëshmorëve të lirisë në Shipol të Mitrovicës.