Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka dhënë kontekt rreth vendimit të Gjykatës Komerciale për ndërprerjen e punimeve në rrugën A.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kompania nuk është dënuar si subjekt juridik, por vetëm ish-pronari i komapnisë.
“Ligji i aplikushëm në Kosovë parasheh incimin e procedures penale ndaj personit fizik dhe personit juridik. Prokuroret duhet ta kuptojne se eshte ne fuqi edhe ligji per pergjegjesine penale te personave juridik.” – ka thënë ai.
Tutje, Miftaraj është shprehur si vijon:
“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngrit aktakuze ndaj pronarit te kompanise si person fizik dhe nuk ka ushtru aktakuze ndaj kompanise si person juridik. Gjykata sipas aktakuzes e ka denuar vetem pronarin e kompanise si person fizik duke u kufizuar i njejti si pronar i kompanise te marr pjese ne aktivitete te prokurimit per 10 vite”.
Postimi i plotë:
Pak kontekst lidhur me vendimin e Gjykates Komerciale.
Kompania në fjalë nuk është denuar si subjekt juridik. Është denuar vetëm ish- pronari i kompanisë, i cili pas denimit e ka kaluar kompanine ne pronesi te vllaut te tij.
Ligji i aplikushëm në Kosovë parasheh incimin e procedures penale ndaj personit fizik dhe personit juridik.
Prokuroret duhet ta kuptojne se eshte ne fuqi edhe ligji per pergjegjesine penale te personave juridik.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngrit aktakuze ndaj pronarit te kompanise si person fizik dhe nuk ka ushtru aktakuze ndaj kompanise si person juridik. Gjykata sipas aktakuzes e ka denuar vetem pronarin e kompanise si person fizik duke u kufizuar i njejti si pronar i kompanise te marr pjese ne aktivitete te prokurimit per 10 vite.
Sipas ligjit te aplikueshem sikur te akuzohej dhe denohej personi juridik, kompania ne fjale do e kishte te kufizuar te drejten per te marr pjese ne aktivitete te prokurimit dhe ekzekutimin e nje kontrare publike per 10 vite.
Sidoqofte, sipas ligjit, ne momentin qe pronari i denuar si person fizik kalon pronesine tek personi tjeter, ky kufizim me nuk vlen per kompanine por vetem per personin fizik.
Respektivisht, me ndrrimin e pronarit, personi juridik me nuk ka barriera per te marr pjese ne aktivitete te prokurimit dhe ne ekzekutim.
Kur prokuroria deshton ne nje rast, pasojat vazhdojne edhe ne procese te mevonshme. Deshtimin e prokurorise sigurisht se e paguan publiku, qytetari.
Vendimi i shkalles se pare shume lehte mund te atakohet ne shkalle te dyte dhe te ri-parohet çfaredo shkelje e supozuar.
Sidoqofte, partite politike duhet te ndalojne praktiken e komentimit te vendimeve gjyqesore dhe atakimit te gjyqtareve dhe prokuroreve individual.
Kjo praktike cenon pavaresine dhe integritetin e sistemit gjyqesor. Kjo praktike ka filluar te behet norme tek partite politike ne Kosove, ku VV eshte kampion.