Teknologji

Ndalojnë së punuari kompjuterët në të gjithë botën

Kompjuterët në të gjithë botën kanë ndaluar së punuari si duhet, pas një gabimi me shiritin e kërkimit në Windows.

Përdoruesit kanë vërejtur një problem në shiritin e kërkimit në sistemin operativ ‘Windows, që besohet të jetë shkaktuar nga një problem me shërbimet në internet të Microsoft, bën të ditur The Independent.

“Po hetojmë një problem të mundshëm të aksesit në shërbime të shumta në Microsoft 365”, shkroi në një cicërimë në ‘Twitter’ kompania.

Problemi shfaqet kur përdoruesit e Windows 10 drejtohen tek shiriti i kërkimit në menynë e kompjuterit, i cili zakonisht përdoret për të gjetur fajlla të caktuar ose informacion tjetër në lidhje me kompjuterin.