Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident në Suharekë, ku u përfshi një motoçikletë dhe një veturë.
Ngasësi i veturës është ndaluar për 48 orë. Për Klankosova.tv e ka konfirmuar Faton Aliu, Drejtor i Policisë në Prizren.
Brenda këtij afati ligjor, do të vendoset nëse do t’i caktohet ndonjë masë tjetër ose jo, ngasësit.
Ndryshe, viktimat e aksidentit është bërë e ditur se janë një 31 dhe një 20-vjeçar nga Prizreni.