Rozë

Ndahet nga jeta ylli i “Sanford and Son”

Raymond G. Allen, Sr, aktori që luajti personazhin Xha Woody në “Sanford and Son”, ka ndërruar jetë, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Familja e Allen tha për TMZ, se ai gjendej në Kaliforni, ndërsa u gjet pa shenja jete të hënën në mëngjes.

Familja thotë se aktori vdiq si rezultat i çështjeve të frymëmarrjes, por jo të lidhura me COVID. Allen ishte një aktor me karakter, i cili gjithashtu interpretoi Ned Wino në “Good Times”.

“Good Times” ishte një hit i madh në vitet ’70-ta dhe personazhi i Allen ishte qesharak. Në “Sanford dhe Son” ai luajti burrin e hallës Esther, i cili kurrë nuk hoqi dorë nga pija.

Allen gjithashtu kishte role në “Starsky and Hutch”, ku luajti mekanikun Merle the Earl.

Aktori ka qenë i sëmurë për një kohë dhe ishte në kujdes shëndetësor që nga viti 2016, ku kishte pasur një periudhë kohore me pneumoni.

Raymond Allen la pas dy fëmijë. Ai ishte 91 vjeç.